Promovimi i romanit “Shtatë udhë” të Rrahman Paçarizit (video)

Në Bibliotekën Kombëtare sot u përurua libri më i ri i shkrimtarit Rrahman Paçarizi.

Strukturuar përmes shtatë rrathëve narrativ: Zoti im, Helena ime, Çmendja ime, Pushteti im, Lufta ime, Liria ime, Vdekja ime,  romani “Shtatë udhë” sintetizon shtatë rrëfime jete, për fëmijërinë, lirinë, pushtetin, çmendjen, luftën, religjionin dhe vdekjen.

Për aspekte të ndryshme të librit folën shkrimtarët dhe studiuesit: Bardh Rugova, Gëzim Aliu, Meliza Krasniqi dhe Agron Y. Gashi.

Në vazhdim mund të ndiqni promovimin e plotë :