(Fjalët e mëposhtme Anthony Hopkins i tha gjatë interpretimit të rolit të Bill Parrish në filmin “Takim me Joe Black”)
“…Dashuria është pasion, obsesion, ka emrin e dikujt pa të cilin s’mund të jetosh. Unë them, “të merr koka erë”. Gjej dikë që ta duash çmendurisht dhe që të të dojë edhe ty po aq shumë.
Si ta gjesh? Epo, harroje mendjen dhe dëgjo zemrën. Unë s’po dëgjoj fare zemër këtu… Sepse e vërteta zemër është se, nuk ka asnjë kuptim të jetosh pa këtë.
Ta bësh udhëtimin dhe të mos biesh thellësisht në dashuri, atëherë s’ke jetuar fare. Por duhet të përpiqesh, sepse nëse s’je përpjekur, s’ke jetuar…”
ObserverKult
Lexo edhe:
ANTHONY HOPKINS: LËRINI TË SHKOJNË NJERËZIT QË NUK JANË GATI T’JU DUAN…
Nga Anthony Hopkins
“Lërini të shkojnë njerëzit që nuk janë gati t’ju duan. Mos e zgjatni bisedën me njerëz që nuk duan të ndryshojnë. Shmangiuni njerëzve që nuk kanë asnjë interes ndaj pranisë tuaj.
Nëse filloni të luftoni për një jetë të gëzuar, interes dhe përkushtim, jo të gjithë do të jenë gati t’ju mbështesin.
Nëse nuk ju pranojnë, ju kthejnë shpinën, ju braktisin apo ju fyejnë, për kohën dhe kujdesin që ju u kushtoni, mos vazhdoni t’ua ofroni më kohën, energjinë dhe jetën tuaj. E vërteta është se ju nuk jeni për të gjithë dhe jo të gjithë janë për ju.
Kjo është ajo që e bën kaq të veçantë rastin, kur gjen njerëz, me të cilët miqësia ose dashuria ju shpërblehet.
…..Nuk është detyra juaj të ekzistoni për njerëzit dhe t’u jepni atyre jetën tuaj!…Vendimi për t’u distancuar nga njerëzit e dëmshëm do t’ju kthejë dashurinë, vlerën, lumturinë dhe mbrojtjen që meritoni”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult