Hose Agustin Gojtisolo: Të kërkova kudo, të kërkova…

dashurisë admirimi

Hare, të kërkova
kudo, të kërkova
nëpër gjithë rrugët
me njerëz e pa njerëz;
një herë m’u bë
se t’i ndjeva hapat
në një pyll, herë tjetër
sikur më zunë veshët
të qeshurën tënde
porse asnjëherë
-asnjëherë, dëgjon?-
asnjëherë nuk munda
të të mbaj ndër duar
për të të thënë se jeta
ime më rrëshqet
si shiu në qelqe,
edhe se kam ngrirë
duke të kërkuar
ty një jetë të tërë,
krejt i raskapitur
e i dashuruar,
mu siç jam tani
kur ti më shtrëngon
në kraharorin tënd…

Përktheu: Aurel Plasari

*Titulli i origjinalit: “Takim”