Hose Maria Alvares: Dashuri, u ktheva…

Dashuri, dashuri,
u ktheva,
të dua.

U ktheva me gjithë visoret tona

U ktheva në shtëpinë
provinciale e të thjeshtë.

Me këtë qiell,
me këtë det,
me këto këngë.

Juglindje, ti dhe unë kemi ngrohtësinë
e krejt asaj kohe kaluar bashkë.

Kjo tokë, ku vetëm
deti dhe qielli
na ishin dashnorë.

Por ku pata ndarë
bukën time
në paqë.

Ku lugën mbi tryezë
me qejfin tim
e lashë.
Dhe nesër do të kthehem prapë.

Përktheu: Aurel Plasari

*Titulli i origjinalit: ‘Kthimi’