Humb betejën me koronavirusin, ndahet nga jeta piktori i njohur shqiptar

Ndahet nga jeta piktori Besim Tula, duke humbur betejën me virusin e rrezikshëm, Covid-19.

Lajmin e kanë konfirmuar në rrjetet sociale miq dhe të afërm të piktorit.

Mësohet se piktori kishte disa ditë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por nuk arriti që ta mposhtte sëmundjen. Miku i tij, gazetari Ilir Kadia, teksa shpreh dhimbjen për këtë lajmin, kujton bisedat në telefon në këtë kohë pandemie.

Parmbrëmë bënë bisedën e fundit kur i tha se e kishte marrë malli për një kafe, për të cilën Kadia i trishtuar shkruan: “Ku ta dija unë se do ish kaq e hidhur kafja jote”.