Shqiptarët kanë një opus të gjerë me fjalë të urta, që në mënyrë ironike, kryesisht, sjellin përvojën jetësore, mendime e gjykime për ngjarje, dukuri e çështje të ndryshme.
Në vazhdim mund të lexoni disa fjalë të urta shqiptare që ObserverKult ka zgjedhur për ju:
- Trimi e ka me vete fatin. – VLORË
2. Pushka e trimit dhe sofra e xhymertit, janë gjithmonë plot. -SHKODËR
3. Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë kërrusur kurrë. – JUG
4. Dha pesë e hyri në valle, jep dhjetë e s’del dot. – BERAT
5. Gozhda nxjerr gozhdën. – VLORË
6. Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë. – JUG
7. Gabimi falet njëherë, e jo përherë. – KOSOVË
8. Gjuha ruhet atje ku shkruhet. – KORÇË
9. Mendja me mendjen, pjellin mendje. JUG
10. Së ligës ruaju, e mira të ndjek vetë nga pas. – SKRAPAR
11. Më mirë nën hijes ne ferres sime, sesa nën hijen e fikut tonë. – KOSOVË
12. Trimi që lëvdohet, nuk të vret. – KOSOVË
13. Ha njëzet e nëntë kafshita me gjellë, s’thua gjë, të tridhjetën thatë dhe bën kiametin. – BERAT
14. Dera e përtimit, caku i mjerimit. – LIBRAZHD
15. Mbroje atdhenë si shqiponja folenë. – SHKODËR
16. Nderi vjen e ikën, por turpi vjen e nuk ikën. – VLORË
17. I mirë sa më s’ka, kur fle nuk ha. – JUG
18. I ligu kur të hipën mbi shpinë, nuk din me zbritë kurrë. – TROPOJË
19. Dora e huj të krun, po jo ku të kruhet. – KOSOVË
20. Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki. – JUG
E përgatiti: ObserverKult
Lexo edhe:
“KAFSHATA E MADHE TË MBETET NË FYT”, 25 FJALË TË URTA SHQIPTARE