Se Hyji në tokë ka pamje Njeriu
Dhurata jote qe veç dashuria
Kur pret stuhia e ngrin veriu
Si buka si uji ka shijen liria
Qiellit preke yje si lule në fushë
Pa e lënë fushën ta kafshojë malin
Kalove ylberin e vrarë në gushë
Po kur shtrëngata shalonte kalin
Ti mbolle drurin që i thonë jetë
Në kreshtën tënde me diellin kunorë
E barte dhembjen udhës përpjetë
Me lotin e vokët që shkrin dëborë.
2.
Po të më shihni një grumbull Hini
Kujtoni sa i madh ishte Zjarri
Secili mërdhezet e mos mërdhini
Kush në vrapim me dalë i pari.
Isha fort i butë me më thanë Hyjní
Një trup i gurtë përmbi bregore
Isha fort i qetë me më thanë Njerí
I gjallë për jetë në zemra njerëzore
Luta tokë e qiell në shqip ligjërimin
Bota e kuptoi me gjuhën e vetë
Malet u tundën e gjetën shpëtimin
Në Lumbardh e Drí shpirti ra i qetë.
ObserverKult
Lexo edhe: