Ibrahim Tukiqi: O moj e vogël si floriri (teksti dhe kënga)

Ibrahim Tukiqi (Shkodër, 1926 – 2004) ka qenë këngëtar i njohur shqiptar.

U lind në Shkodër. Studioi në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës në Rusi. Pas mbarimit të studimeve në vitin 1957 u emërua në Teatrin e Operas dhe Baletit, ndërsa interpretoi në shumë pjesë klasike, si “Kavaleria Rustikana”, “Nusja e shitur’, “Mrika”, “Pranvera”, “Madam Batërflaj” “Lulja e Kujtimit”. Pastaj në operën “Zgjimi”, Rigoleto, si dhe vitet e fundit të karrierës së tij ka kënduar në operat shqiptare “Goca e Kaçanikut”, “Borana”, etj.

Tukiqi njihet dhe për interpretimin e këngës popullore midis të cilave “Kenke nuri i bukurisë”, “Bishtalecat palë-palë”, “Hajde gjyle”, “Mic Sokoli”, etj.

Për aktivitetet e tij, Ibrahim Tukiqi është nderuar me çmime, medalje dhe tituj të ndryshëm siç mund të përmendim çmimin e dytë në Festivalin e Rinisë në Bukuresht të Rumanisë, në vitin 1953. Diplomën për festivalin e Vjenës në Austri në vitin 1958. Ka marrë titujt Artist i Merituar në 1951 dhe Artisti i Popullit, në vitin 1985.

Në vazhdim e gjeni tekstin dhe interpretimin e mrekullueshëm të Ibrahim Tukiqit të këngës: “O moj e vogël si floriri”.

O moj e vogël si floriri,
Aman, aman, aman-e!
O, përmbi hazna t’xhevahirit
Aman, aman, aman-e!

O për mbi ty shndrit’ hana e dielli.
Njashtu moj zylyfe,
Je mi shoqet tu’ja, more shpirt!

O me ditë ti sa fort të due,
Aman, aman, aman-e!
O sy e vetulla unë t’i due,
Aman, aman, aman-e!

O me kalem të zi janë shkrue,
Njashtu moj zylyfe,
Je mbi shoqet tueja, more sy!

O moj gërshetat fije ari,
Aman, aman, aman-e!
O hije t’bajnë midis ballit,
Aman, aman, aman-e!

O porsi hana si del s’parit,
Njashtu moj zylyfe,
Je mbi shoqet tua more sy!

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

E përgatiti: A.S.- ObserverKult

—————–

Lexo edhe:

“DUKE PRITUR GODONË” NA TREGON SE NJERIU JETON VETËM NJË HERË