Poezi nga Ilaz Hysaj
Poet
ndale vargun
vjersha patriotike
raftet e mbushuna plot.
Bejtexhi
mos vajtoni
mos knoni ilahi
zemra ka vajin e vet
Skulptor
ndale daltën
mos gdhend përmendore
gdhendun kem’ si shumë.
Shkurte
mos e kno at kangën
pa u farue djem e çika…
farue jem si shumë
Poet
Me penën tande
ndërto vargun
n’melmes’ dashunie
shfajso Helenën e Trojës.
Skulpor
Kompozitor
Ngrehni një tempull tjetër
ku do t’i lutemi përulemi
flijohemi
Dashunisë…
ObserverKult
Lexo edhe:
POETI ILAZ HYSAJ SJELL KUJTIME NGA BURGU: SOBNI (PËRGJEGJËSI PËR DHOMËN E BURGUT)
Ilaz Hysaj: Kujtime nga burgu
SOBNI (Përgjegjësi për dhomën e burgut)
Pasdita e parë në burgun e Leskovcit i ngjante një dite pa mbarim. Me të shtyra na futën në dhomë dhe mbyllën derën e metaltë e cila kishte një deriçkë të vogël katrore që hapej nga jashtë.
Të hutuar e të frikësuar, nuk e dinim ku ishim dhe çfarë po bahej me neve. E dinim se jemi dikund në Serbi, jo shumë larg prej Kosovës, në një burg që na i tregoi dhëmbët që nga dera oborrit. Murati dukej shumë i shqetësuar.
Veshi tij i majtë, skaji i nofulles dhe një pjesë e qafës mbanin imprentin e një goditje të fortë pendreku. Kadriu dukej i mllefosur, i humbur dhe shfryente herëpashere me nervozë. “nanen paskan me naj lujtë”,” ku na kan prue more kshtu” ?!
U ulëm të tre në karrigat e metalit përreth një tavoline katrore që ishte në mesin e dhomës. Nga koridori ndiheshin hapa të shpejtë dhe britma «hajde, hajde, bërzo, bërzo» (hajde, hajde, shpejt, shpejt) ,goditje pendreku dhe dyer që hapeshin e mbylleshin…
Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU