Ilir Shaqiri: Boka ilirike

adriano moj e bukura arbëri ilir shaqiri

S’ka gojë tempulli i Medaurit
për shëmbëllesën atipike
qëkur moli i ra gurit
bren hirplotën semantike…

Epigrafet rrënx murane
dergjën n’ujë e ngrysen shtjellë,
për brendiorët e kësaj ane
një tregim i fshehur thellë.

Bokë e heshtur pak e trembur,
sa e lashtë e sa e brishtë,
ku ta gjej syblertën gdhendur?
Bukuri – lavdi e trishtë.

Tek gjurmojmë të pa mirëpritur,
një të vërtetë, një fjalë më shumë,
përreth nesh bulon papritur
iris-ilirikum!

Mrekullon gjerdani i bjeshkës
gur e mur me afsh ildisur,
por, dhe lulja e bardhë e pjeshkës
t’duket dhiatë e përmbysur.

Kur Teuta këndej mbretëronte
e kur vashat bënin pajë,
t’gjitha kështjellat e përbotshme
ulnin kokën para saj…!



Boka e Kotorrit – Risan,
shkurt, 2022

ObserverKult