“Në venat e tua, në venat e mia, na rrjedh gjak i Arbërit…ndriçon Shqipëria”, është refreni i këngës më të re të kantautorit Ilir Shaqiri.
Kësaj radhe ai ka ardhur me një këngë kushtuar arbëreshëve dhe edhe interpreton bashkë me një arbëresh, me Santino de Bartolo.
Kënga “rrënjët e lisit tim” ka pak ditë që është publikuar në Youtube, por deri tashti ka afër 50 mijë shikime.
Kënga ka prekur emocionet e publikut pasi i kushtohet fatit dhe jetës dhe mallit të arbëreshëve, me shekuj larg Shqipërisë.
Komentet janë të shumëta dhe dashamirëse.
Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge është kujdesur vetë Ilir Shaqiri, ndërsa për orkestrimin Korab Shaqiri.
Ju ftojmë ta dëgjoni këngën!
ObserverKult
Kliko edhe:
JU FTOJMË TË DËGJONI “MOJ E BUKURA, ARBËRI” KËNDUAR NGA ILIR SHAQIRI