Ilir Shaqiri: Kush si këtu dashni nuk t’fal (Teksti dhe muzika)

Ju ftojmë ta ndiqni këngën “Kush si këtu dashni nuk t’fal” e shkruar dhe kënduar nga Ilir Shaqiri

Kapërceva male dete
Nëpër udhët e kësaj bote
Më mban gjallë një fije shprese
Gjallë më mban aroma jote

Nuk më ngroh asgjë nga jeta
Të tan’ botën me ma dhan’
Sikur ty askund nuk gjeta
Nuk ma shu’n kush mallin tënd

Kush si këtu dashni nuk t’fal
Udhët e botës janë me brinja
Ka me t’djeg si zjarr ky mall
Shkon flokëzezë e vjen me thinja

Vendi im o shtegu i shpresës
Malli yt më lë pa gjumë
Ditë e natë po i them vetes
Si s’të deshta pak më shumë.

ObserverKult


adriano moj e bukura arbëri ilir shaqiri

Lexo edhe:

JU FTOJMË TË DËGJONI “MOJ E BUKURA, ARBËRI” KËNDUAR NGA ILIR SHAQIRI (VIDEO & TEKSTI)

Sigurisht që kur dëgjoni këngën emblematike “Moj e bukura, Arbëri”, pa dyshim ju vjen ndërmend e paharrueshmja Vaçe Zela.
Por sot ObserverKult ua prezenton të njëjtën këngë të kënduar nga një këngëtar tjetër, kësaj radhe nga i madhi Ilir Shaqiri, që po ashtu do t’ju bëjë për vete.

Ju ftojmë ta ndiqni:

Teksti:

Në breg pulëbardhat çajnë fluturim
si kënga jonë plot mall.
Këndojmë nga larg me dashuri,
moj Arbëri.

Të parët tanë me brengë të lanë,
sa kohë më nuk të panë?
por sot si lule më je ti,
moj Shqipëri.

Valët e detit shkumojnë plot dallgë,
bashkë me shokët në breg kemi dalë.
Sa kemi mall s’ka deti valë,
o moj e bukura Arbëri.
Shikojmë nga larg, mendojmë për ty,
o moj e bukur Shqipëri.

Tekstin e këngës dhe këngën mund ta ndiqni KËTU:

ObserverKult