Ilir Shaqiri: Ku është lapidari i Indrit Carës? (teksti dhe kënga)
Heej, bubullimë tek Shkëmbi i Kavajës… Jo, jo, ai vinte që andej, Që të pres bubullimat e Kosovës…
Asnjeherë s’u ngop, s’u ngop toka me diell, Kurrë nuk u knaq zogu me qiell, Vjen nga Londra e mjegullt, vjen e borën shkrin, Thonë ështe Isë, thonë është Boletin.
Ma kanë mbjellur shekujt, tre mijë vjet lirinë, Që t’luftoj për Shqipërinë, Pritëm tokë e Arbrit, pritëm se po vi, Pa Kosovë, jo nuk ka Shqipëri.
Jungjatjeta vëllezër, djem të Dardanisë, Jam ushtar Kavaja, balli i trimërisë, Vëlla i Adem Jasharit, nip i Skënderbeut, Ne vet do t’ia qepim, vetë hartën atdheut.
Pyeta fushën, detin dhe shkëmbin e Vajës, Ku është lapidari i Indrit Carës. Fusha m’tha të ngjitem majës së Pashtrikut, Tjetri m’tha, buzë Adriatikut. Gjithmonë njësoj dhemb, dhemb çdo gisht i dorës, Njësoj vlejnë flatrat e shqiponjës, Një lule Kosove në balle trimërie, Një flamur i kuq Shqipërie.
Jungjatjeta vëllezër, djem të Dardanisë, Jam ushtar Kavaja, balli i trimërisë, Vëlla i Adem Jasharit, nip i Skënderbeut, Ne vet do t’ia qepim, vetë hartën atdheut.