Ilir Shaqiri: Sa herë që vij tek ti, n’gjunjë t’bie o Shqipëri!

Sa herë që vij tek ti, n’gjunjë t’bie o tokë,
sa fort ta ndiej aromën dhe dorën përmbi flokë,
nga malli përvëluar, si foshnje n’prehrin tënd,
nën degën e ullirit dhe hallet i bëjmë këngë.

Ej…, si buçet kabaja në grykat e zalleve
dhe jehu i lahutës që puthet me retë,
tek përshpirtën ëndrrat me vajzat e valëve,
në kurorë dafinash, o Shqipëri e blertë!

Ti, na e mbolle shpresën siç mbillet një pemë
nën qiellin e kaltër të gjerë e t‘pa anë
kopshti yt shkëmbor bulon në çdo gem,
bleron ëndrrat tua, o Shqipëri o nënë!

Ti, Shqipëri o mall i zjarrtë
e bërë nga dielli plot shkëlqim,
çdo hap që hedh botëndiej, kryelartë,
Ti, ADN-ja e ashtit tim!

Sa herë që vij tek ti, n’gjunjë t’bie o tokë,
sa fort ta ndiej aromën dhe dorën përmbi flokë…!

*Titulli i origjinalit: Shqipëri e blertë

ObserverKult


adriano moj e bukura arbëri ilir shaqiri

Lexo edhe:

ILIR SHAQIRI FLET PËR TË KALUARËN: E KEMI FILLUAR ME KUSHTE SHUMË TË VËSHTIRA NË VITET ’90

Në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë, për dy net radhazi vihet në skenë entomuzikali premierë “Zare”, të cili i bashkohet edhe këngëtari i njohur Ilir Shaqiri.

Artisti rrëfeu për ‘Report tv’ emocionet, nevojën për ruajtjen e tabanit si dhe nevojën e forcimit të bashkëpunimit mes artistëve të Shqipërisë e Kosovës.

Besnik prej dekadash, ndaj skenave në Shqipëri, artisti Ilir Shaqiri iu ribashkua Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, me etnomuzikalin premierë “Zare”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult