Ilire Zajmi: Fundi

ilire zajmi

Ky është fundi miku im
Fundi i ëndrrës i agmisë
Ky është fundi i stories
Që ende s’ka filluar
Ky është fundi i tundimit
I mëkatit të pashijuar
Ky është fundi i dështimit
Netëve pa dëshmitar
Ky është fundi i erotikës
Puthjeve të vonuara
Ky është fundi i dashurisë
Që ende s’ka lulëzuar
Ky është fundi miku im
Fundi i pafund i jetëvdekjes
E ti pret syhapur
Fundin e lojës.

ObserverKult