Teleisur ngjyrash gështenje të arta të kuqe
njomështi kopshtijesh dendur frutash të pjekura
farfurimë gjethesh qiej të vranët
lumenj shirash të prajshëm.
Vjeshta është grua
nga ato gratë e hirshme
të cilat burrat i presin dimër pranverë e verë
për ti shijuar si frutin më të ëmbël të pemës.
ObserverKult