Kur jam nisur në mërgim
Me një valixhe n’rrugë pa kthim
Me dy pika lot në sy
Me zemër të thyer t’kam lënë ty
Vite të tëra kanë kalu
Thellë në shpirt unë jam dërrmu
S’kam lanë vend pa e kërku jetë, bohemi kam jetu.
Djalli shpirtin le të ma merr
Nëse ta kam bërë me sherr
Të kam dashur dhe të du
Kurrë ty s’kam për të harru
Vite të tëra kanë kalu
Thellë në shpirt unë jam dërrmu
S’kam lanë vend pa e kërku, jetë bohemi kam jetu.
S’kam fuqi më të ndryshoj
S’kam ku të kthehem ku të shkoj
nga lëkura s’mund të dal
Por ty do të kujtoj me mall
Vite të tëra kanë kalu
Thellë në shpirt unë jam dërrmu
S’kam lanë vend pa e kërku jetë, bohemi kam jetu.
ObserverKult
—————–
LEXO EDHE: