Ilirian Zhupa: Nuk përqafohemi më, harrohemi…

ilirian zhupa natën stë shoh

Poezi nga Ilirian Zhupa

Nuk përqafohemi më,
s’shikohemi.
Po duart e tua, e dashura ime,
m’u ulën mbi flokë si mjegulla.

Duart e tua paskan mbetur te unë,
si hiri i zjarreve në shpella.

Nuk përqafohemi më,
mallohemi.
Po duart e tua, e dashura ime,
rrjedhin brigjeve e lugjeve të fytyrës sime,
si shirat e vjeshtës përzënë nga era.

Duart e tua paskan mbetur te unë,
si rrënjët e pemëve të shkelura në dhera.

Nuk përqafohemi më,
harrohemi.
Po duart e tua, e dashura ime,
humbasin si ujërat,
hyjnë nën lëkurë dhe bëjnë rrëmujë atje brenda…

Një jetë të tërë,
pres të dalin prej meje duart e tua,
të më qetësojnë mua.

ObserverKult


Lexo edhe:

ILIRIAN ZHUPA: JO HESHTJE, JO HARRIM

Ilirian Zhupa hajne

As jemi ndarë,
As kemi fjetur;
Heshtja ka folur,
Zëri ka heshtur.

Ti, në Veri,
Në Verilindje
Të kraharorit tim
Dhe brengë dhe dhimbje.

Rrëmbehemi me sy,
Si në legjenda;
Kemi një shpend,
Që na rreh brenda.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


ILIRIAN ZHUPA: POROSI FËMIJËVE

Bashkë me të dashurën mbrëmjeve dhe netëve
U japim fëmijëve këtë porosi,
Vishni sandalet e lehta prej gjethesh
Dhe bridhni në shi.

Këmishët e holla si tymi i cigares
Zhvishini tek porta t’i rrëmbejë juga,
merrni në trup gërvishtje dhe plagë
Tatuazhe të bukura.

Kapërceni pragjet dhe rendni tek muzgjet,
Humbni në dhjetor dhe shfaquni në maj
Përgjigjuni gjyshes që thotë: “U marrtë djalli!”
Se s’patë askund djaj.

Me dorëshkrimet e mia lëshoni balona,
Fjalët e reja t’i fshijnë retë me gomë
Çantën e mamit vareni tek strehët,
Ta bëjnë fole zogjtë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult