Ilnisa Agolli: Çfarë është vetmia?

Poezi nga Ilnisa Agolli

Vetmia është një poezi nga Prevert
ndoshta “Adrien mos mbaj inat”
Lexoje
Është një gotë shampanjë dhe pak reçel fiku
anë pjatës me Fois Gras në mend
Ti që më çan dërrasat ndërsa nuk dua të flas
por unë të përgjigjem sepse më pëlqen gjendja
Është një kollë fëmije tek dëgjoj poshtë dritares
ndërsa jam mbështjellë jorganit
dhe jashtë buçet një diell që sot nuk e dua
Është pak nga të gjitha
Ca pendesë në fund për veten
dhe një cigare mbetur palltos nga mbrëmë
Ndërsa kupton se ke frikë
Frikë, të jetosh pa dashuruar.

ObserverKult


Lexo edhe:

ILNISA AGOLLI: KUSH KUJDESET PËR BAGËTINË TËNDE?

Nga Ilnisa Agolli

“MOS MBAJ INAT Adrien” është një poezi franceze e Prevert që çdo korrik më kujtohet. Kam njohur shumë Adrien në jetë dhe kam parë shumë pak filma këto kohë. Me luftë thuajse fare. Por Adrieni, që është një tip, që nuk m’u lidhën kurrë urat e komunikimit, më përshëndeti idenë se duhet ta kaloja mbrëmjen para ekranit. Ky është një tip që kur ha rri në këmbë. Jam shumë kurioze se si fle. Një ditë do e pyes.

– Kush kujdeset për bagëtinë tënde?, më tha sot.
– Një shoqe e ngushtë partie.
– Mos u bë cinike, tha.
– Nuk jam aq e gjatë, i thashë.

Kur u ktheva në shtëpi, hëngra bukë me reçel. Hapa televizorin dhe lexova këtë frazë “Zogjtë lëshohen në front, për t’u kthyer në atdhe. Kështu përcjellin mesazhet. Por kjo ndodh në kohë lufte”.
Ngjarjet ishin ato të vitit 1918…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU