Në ambientet e Biblotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, u promovua libri më i ri “Imagjinariumi” me autor Liburn Jupollin.
Libri është për të gjithë ata që duan të mësojnë pianon në mënyrë atraktive dhe gjithashtu, është i përshtatur për të gjitha nivelet, nga shkolla fillore e deri në shkollë të mesme.
Libri u përgatit nga kompozitori dhe producenti Liburn Jupolli. Ai përmban 15 kapituj me 178 pjesë pianistike, të cilat janë për 1,2,3 ose 4 piano.
Ndër të tjera autori shprehet se “kjo vepër është kompozuar duke mbajtur në mendje të gjithë dashamirët e pianos; duke konsideruar trashëgiminë pianistike botërore; referencat më të reja në industrinë kreative; nxitjen e kreativitetit tek ata që dëshirojnë ta mësojnë pianon dhe ndërlidhjen në mes të botës tingullore dhe asaj vizuele.”
Këtij rrugëtimi i është bashkëngjitur një ekip i tërë, të cilët e ndajnë të njëjtën qasje ndaj edukimit muzikor dhe artistik. Analiza dhe gishtërimi pianistik i veprave është përgatitur me shumë kujdes nga profesori Misbah Kaçamaku. Gjithashtu libri është kuruar me prezencë vizuele përmes ilustrimeve origjinale nga Driton Goleshi.
ObserverKult
Lexo edhe: