Inaugurohet skulptura “Vajza me Lule”- realizuar nga “Artisti i Popullit”, Mumtas Dhrami

Skulptura “Vajza me Lule”, dhe është realizuar me mjaft mjeshtëri nga artisti i popullit Mumtas Dhrami, një artist i cili është padyshim një shembull i jashtëzakonshëm talenti dhe dedikimi në fushën e artit dhe krijimtarisë duke lënë gjurmë në historinë shqiptare. Është cilësuar si artisti që skaliti historinë e kombit shqiptar dhe është dalluar për kreativitet. Si dhe origjinalitet duke marrë edhe titullin “Skulptor i Popullit” në vitin 1978, si dhe titullin “Nder i kombit”.

Skulptori Dhrami, ndër vite ka krijuar vepra të panumërta në bashkautorësi si: Monumentin e Kristoforidhit në Elbasan (1962), Monumentin e Pavarësisë në Vlorë (1970), Monumentin e “Nënës Shqipëri” në Tiranë (1971), Autor i monumentit në Drashovicë, Monumentin e Pezës, Obeliskun e Arsimit në Gjirokastër, transmeton ‘javanews.al’.

Gjithashtu është dhe autor i shumë veprave personale artistike si: Busti i Shkurte Pal Vatës, Busti i Liri Gegos dhe Portreti i Rugovasit në Galerinë e Arteve. Busti i Jani Vretos në Leskovik (1996), Portret i nënë Terezës. Monumenti i Ali Pashë Tepelenës, Monumenti i Lasgush Poradecit, Monumenti i Mitrush Kutelit. etj.

Është nderuar me çmime nga të huajt ku mund të përmendim dekoratë nderi “Bene Merito” nga shteti i Polonisë. Si dhe çmime e nderime të shumta nga shteti shqiptar.

Banka Credins, e inauguroi këtë vepër arti të titulluar “Vajza me Lule”. E realizuar mjaft bukur artistikisht, duke sjellë thjesht dhe këndshëm figurën e femrës.

LEXO EDHE: HISTORIA QË HABITI AMERIKANËT: SAKRIFICA E DY MOTRAVE SHQIPTARE NË 1920-ËN

Fotoja e shkrepur tregon për dy vajza që banonin në një fshat 40 kilometër larg kryeqytetit shqiptar.

Historinë e tyre e ka postuar kohë më parë gazetari i Zërit të Amerikës Ilir Ikonomi. Bashkë me foton e të cilës e ka gjetur në Bibliotekën e Kongresit Amerikan në Uashington.

Historia: Vajza në të majtë vuante nga një infeksion i rëndë në sy dhe, për të shpëtuar nga verbimi i plotë, kishte nevojë për një ilaç që shpërndahej nga farmacia e Kryqit të Kuq Amerikan në Tiranë.

Motrat kishin sjellë me vete dy pula dhe gjashtë vezë për t’ia dhënë mjekut amerikan. Kur iu tha se ilaçi ishte falas, ato refuzuan dhe nuk donin të largoheshin pa lënë pulat dhe vezët që kishin sjellë. Një histori që flet shumë për karakterin dhe moralin. (Biblioteka e Kongresit, Uashington) 1920.”