Inida Brahimi: Do të të mungoj ty, e di…

ka gjëra te bukura jeta

Vërtetë mendon se këto janë rrugët e ikjes?
Më vjen të qesh…
Ne ia njohëm mirë njëri-tjetrit dhimbjet
Ndaj s’është e lehtë!

Më vjen të qaj me shpirtëzimin
Që s’di të ikë ashtu si ty.
Kujto fillimin,
Do gjesh një unë – do lësh një ti,
Gjithmonë aty!

Do të të mungoj ty, e di,
Kur të jesh fare vetëm,
Unë të mbaj në shpirt.
Ti pas shpine,
Zgjim i beftë në mesnatë do të të jem.

Kur bosh të të duket gjithësia,
S’di sa fjalë pendese vetes do i thuash,
Sepse vetmia-
do të të bëjë të vuash!

Do të të marrë malli, e di,
Edhe pse vetes s’do duash t’ia pranosh,
Koha do të ikë,
E ti i marri,
veç hijen time do përqafosh!