Inida Brahimi: Tash netët kundërmojnë n’aromën tënde

Tash’
netët kundërmojnë n’aromën tënde;
Në trung,
Në mur,
Në xham,
Në rrugë
E vende
Që i cikëm bashkë

Tash’
E tashmja rrjedh ndërmjet gishtërinjve
si lëng i trashë
Tridhjetë kilometra ndjenjash
Në një kanavacë

Tash‘
Vjeshtërisht kridhesh në mua
Në sy
Në buzë
Në katër muret
Edhe në rrugë
I love you -të dua
Kështu duhet të thuhet?
N’zgrip të kohës ka qenë e shkruar
Pazgjidhmërisht të zgjasë!