Interesante: Është më e lehtë të falësh një armik sesa një mik!

Observerkult ua sjell disa thënie të poetit William Blake:

Koha është një dhuratë e përjetësisë.

Të bësh përgjithësime do të thotë të jesh idiot.

Thuaj çdoherë atë që mendon dhe frikacaku do të të rrijë larg.

Është më e lehtë të falësh një armik sesa një mik.

E kontrollojnë dëshirën vetëm ata që e kanë dëshirën aq të dobët sa të mund ta kontrollojnë.

E vërteta e thënë në mënyrë të kuptueshme nuk mund të mos besohet.

Kush nuk ka dritë në fytyrë, nuk mund të jetë kurrë një yll.

Një e vërtetë e thënë me qëllim djallëzor, mposht çdo gënjeshtër që mund të thuhet.

ObserverKult

——–

Lexo edhe:

GUXO, RREZIKO, DILJA! 10 THËNIE QË NUK HARROHEN NGA MUHAMMAD ALI

Përveç që konsiderohet si boksieri më i madh që ka patur bota ndonjëherë, Muhammad Ali – ka qenë tejet frymëzues.

ObserverKult ju sjell dhjetë thënie të njohura të tij:

Brenda një ringu apo jashtë tij, nuk ka asgjë të keqe nëse rrëzohesh. E keqja është të rrish shtrirë përtokë.

Përderisa penicilinën e nxjerrin nga buka e mykur, sigurisht që do të nxjerrin diçka edhe nga ti.

Nëse mendja ime është e bindur, dhe zemra ime beson, atëherë mund t’ia dal.

Ai i cili nuk është mjaft i guximshëm për të rrezikuar, nuk do të arrijë asgjë në jetë.

Jetoje çdo ditë sikur të ishte e fundit, sepse një ditë do të kesh të drejtë.

Unë nuk shtirem sikur jam miqësor siç bëjnë shumica e njerëzve të cilët tentojnë të arrijnë lartë. Jam miqësor.

Heshtja është e artë kur nuk keni në mend një përgjigje të mirë.

E pamundura është e përkohshme. Asgjë nuk është e pamundur.

Kampionët nuk bëhen në palestër. Kampionët bëhen nga diçka që ata e kanë thellë brenda vetës: nga dëshira, ëndrra, vizioni. Duhet të kenë qëndrueshmërinë e minutës së fundit, duhet të jetë të shpejtë, duhet të kenë shkathtësinë dhe vullnetin. Por, vullneti duhet të jetë më i fortë se shkathtësia.

Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:

ObserverKult