Xhevdet Ferri, artisti i madh ka rrëfyer për “dhimbjen” që e mundonte në intervistën e tij të fundit.
“Ajo që mua më shqetëson pa masë është që në total shoqëria shqiptare e ka denigruar figurën e artistit, duket sikur nuk i duhet më. Pas viteve ’90 e këtej duket sikur produkti ynë nuk vlen më në treg.
Unë di shumë njerëz që bëjnë televizion dhe punë të tjera që jetojnë shumë më mirë se sa më të mirët e atyre që bëjnë art, dhe kur them art e kam fjalën për artin e vërtetë. Jo për shou, atë të vetëquajturin art dhe artist.
Kjo me dhemb dhe kjo do demotivojë jo vetëm gjeneratat që janë artistë, por edhe prindërit që t’i financojnë dhe mbështesin fëmijët e tyre që t’i bëjnë artistë profesionistë të vërtetë. Do t’i demotivojë edhe fëmijët vetë për të hyrë në një biznes të dëshpëruar”, tha Xhevdet Ferri vite më parë.
Xhevdet Ferri, aktori i mirënjohur shqiptar ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë në moshën 59-vjeçare, në janar të vitit 2020.
Ditët e fundit i kaloi në spital, duke u përballur me sëmundjen e rëndë. Në nderim të tij nuk pati asnjë ceremoni.
Kjo sipas vendimit të marrë nga vetë familja e tij. Xhevdet Ferri, para se të mbyllte sytë e të ikte nga kjo jetë, u kishte thënë familjarëve se nuk donte homazhe.
Sipas raportimeve, varrimi u bë në Sharrë.
Ferri u ka hequr mundësinë personazheve nga politika e shumë të tjerëve të “përulen” para tij. Sigurisht, për këtë do ketë pasur arsyet e tij të cilat i mori me vete.
Xhevdet Ferri vitet e fundit u la në harresë.
Ferri do të mbahet në mend si një ndër aktorët më brilant të artit tonë. Ai ka bërë gjithmonë role të mira që kanë zënë vend në memorien e gjithsecilit prej nesh.
ObserverKult
———————————–
Lexo edhe: