Histori Frymëzuese: Intervistë me akademiken Edi Shukriu (Video)

Ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare akademikja kosovare, Edi Shukriu.

Lajmin e ka bërë ditë Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK) përmes një njoftimin në faqen e tyre.

Me dhembje dhe pikëllim të thellë njoftojmë opinionin se më 17 janar 2023 ndërroi jetë akademike Edi Shukriu, një emër i njohur dhe i çmuar në fushën e arkeologjisë, të historisë, të letërsisë, të angazhimeve politike, institucionale dhe kulturore në Kosovë dhe në mbarë hapësirën shqiptare.” thuhet në njoftim.

Varrimi i saj do të bëhet më 18 janar 2023, ora 15:00, në varrezat katolike të qytetit të Prizrenit.

Mbledhja komemorative do të mbahet në mjediset e ASHAK-ut në orën 11:00. Homazhet do të bëhen nga ora 12:00-13:00.” – thuhet tutje.

Në kujtim të veprës së saj, ju ftojmë të ndiqni intervisten me akademiken Edi Shukriu, realizuar npër emisionin InterKult të portalit ObserverKult, nga Donika Dabishevci.

Intervista u realizua dhe publikua në janar të vitit 2021.

ObserverKult

Kliko edhe:

NDAHET NGA JETA ARKEOLOGIA E NJOHUR, EDI SHUKRIU