Ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare akademikja kosovare, Edi Shukriu.
Lajmin e ka bërë ditë Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK) përmes një njoftimin në faqen e tyre.
“Me dhembje dhe pikëllim të thellë njoftojmë opinionin se më 17 janar 2023 ndërroi jetë akademike Edi Shukriu, një emër i njohur dhe i çmuar në fushën e arkeologjisë, të historisë, të letërsisë, të angazhimeve politike, institucionale dhe kulturore në Kosovë dhe në mbarë hapësirën shqiptare.” thuhet në njoftim.
Varrimi i saj do të bëhet më 18 janar 2023, ora 15:00, në varrezat katolike të qytetit të Prizrenit.
“Mbledhja komemorative do të mbahet në mjediset e ASHAK-ut në orën 11:00. Homazhet do të bëhen nga ora 12:00-13:00.” – thuhet tutje.
Në kujtim të veprës së saj, ju ftojmë të ndiqni intervisten me akademiken Edi Shukriu, realizuar npër emisionin InterKult të portalit ObserverKult, nga Donika Dabishevci.
Intervista u realizua dhe publikua në janar të vitit 2021.
ObserverKult
Kliko edhe: