Ioannis Polemis: Kur të gjendet vdekj’ e zezë përballë me dashurinë…

Rrjedh koha, ikën porsi lumë, në krah të saj rend jeta
e çdo gëzim që gurgullon priret nga tatëpjeta,
shuhen ëndrrime të pafund e lule në ngjyrë alle
e bëhen pluhur, humbëtirë, shpresa, buzëqeshje, halle.
Del vdekja e pavdekshme nëpër lendina e ara,
pa pikë mëshire pret e korr gjithçka që i del përpara.

Rrjedh koha, ikën porsi lumë. Tek gurgullon e ngutet,
nuk merr veç gazin e harenë, zambakun që këputet,
po merr me vete çdo mjerim, çdo plagë e hidhërim
dhe dëshpërimi kobëzi tek koha gjen shërim.
Dhe ndodh që vdekja gjëmëzezë, që dhembjen s’e beson,
tek e merr jetën rrokullimë, vetë dhembjen ngushëllon.

Kalo moj kohë, rrugës që shkon, si nder po ta kërkoj
veç sa të shoh në prehrin tim vajzën që dashuroj
preje furinë e flatrave, tek nguten të shkojnë vitet,
dhe ti lësho rrënjë përmbi dhé, si lis që veçse rritet.
E kur të gjendet vdekj’ e zezë përballë me dashurinë,
të ngazëllehet, të gulçojë, të marri arratinë.

Shqipëroi: Arqile Garo

ObserverKult

========================

Lexo edhe:

A ËSHTË E VËRTETË QË BIG BROTHER NDIQET KAQ SHUMË NË TË GJITHË BOTËN, SI NË SHQIPËRI?

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet po kaq shumë në të gjithë botën, siç na thonë apologjetet e banalitetit?

Sipas të dhënave nga Britania e Madhe, gjatë vitit 2023 një film dokumentar mbi natyrën ka tërhequr trefishin e audiencës së premierës së Big Brother-it të rikthyer pas 5 vitesh mungesë.

Filmi dokumentar ‘Planet Earth’ renditet i teti në 10 eventet me audiencën televizive më të madhe. Ai mblodhi rreth 7.4 milion shikues para ekranit nga 2.5 milion që pati premiera e BB, e cila as që iu afrua 10-shës.

Që Big Brother është një produk televiziv i llojit më të keq, që ai shfaq banalitet në një nivel fyes për publikun e që ai është i dëmshëm për shoqërinë, kjo është diçka e mirëpranuar në një rreth të gjërë kritikësh kudo nëpër botë dhe nuk ia vlen ta diskutojmë…..

Tekstin e plotë e gjeni KËTU