Irma Libohova & Bashkim Alibali: Ah, kjo jetë gënjeshtare…(teksti dhe kënga)

Në një tavernë të vjetër
Me ty unë po vallëzoj
Mes ritmit edhe zhurmës
Një tjetër po mendoj.

Hopa-hopka ti me mua
E unë me ty lodroj
Më pyete “a të dua”
Dhe unë them “të dashuroj”.

Dhe rrekem ta mësoj.
Mësoje edhe ti
Atë që quhet lojë
Dhe ka emrin “dashuri”
Dhe rrekem ta kuptoj
Kuptoje edhe ti
Si ta fitojmë këtë lojë
me emrin “dashuri”.

Nën ritmin tim të vjetër
Me mua po vallëzon
Harroj plagën e vjetër
Dhe ti tënden e harron.

Ti po puthesh sot me mua
Dhe unë të përqafoj
Po ndjej sërish të dua
Dhe ti më dashuron.
Jeta është një lodër.

Ku luajmë si fëmijë
Herë fitova unë
E herë fitove ti.

Ah, kjo jeta gënjeshtare
S’di pse e pranojmë
Kur humbasim qajmë
Dhe qeshim kur fitojmë.

ObserverKult

——————

LEXO EDHE:

Irma Libohova & Frederik Ndoci: Unë dhe ti (teksti dhe kënga)