Irma Libohova: Gjer në shekuj të dashuroj (teksti dhe kënga)

Kaltëron ky qielli ynë
I qeshur vendi me lastare e gjeth
Është veshur plot me fllad edhe me erë
Ti erdhe moj pranverë.

Moj pranverë e vendit tim
Ke ngritur shtatin dhe mendimin tonë
Ke rritur linde ti atë nëntor
Binjake me lirinë.

Ti më dhe gjak nga gjaku yt të jetoj,
Ti më dhe dritë nga syri yt të shikoj,
Ti me dhe zë nga zëri yt të këndoj,
Ndaj gjer në shekuj të dashuroj.

Gjer në qiell të jehojë
Gjithë bota këngën time ta dëgjojë
Sa e lumtur jam o që jetoj e punoj
Në këtë pranverë.

LEXO EDHE: Irma & Eranda Libohova: Kurrë s’e harroj… (teksti dhe këngë)