Irma Libohova: Ka fjalë që shpirtin ta lëndon… (teksti dhe kënga)

Pas 40 vjet karrierë në muzikë, Irma Libohova vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me krijimet e saja artistike.

Me zërin e vlerësuar dhe me stilin e saj unik, Irma Libohova mbetet ikonë mes një brezi artistësh që i dhanë shumë skenës së muzikës shqiptare ndër vite.

Me dekada karrierë muzikore, Irma Libohova ka një repertor shumë të pasur të këngëve, ku nuk mungojnë pjesëmarrjet dhe çmimet në festivale të ndryshme. 

Njëra nga këngët e saj e cila i ka mbijetuar kohës dhe dëgjohet edhe sot është “Shikomë në sy”, muzikën e së cilës e ka bërë Osman Mula, kurse teksin Jorgo Papingji.

Ishim bashkë unë dhe ti
si dy zogj e si dy ëndrra
kishte në zemrat tona
plot një det me dashuri
ishim bashkë unë dhe ti
si dy zogj e si dy flutura
kishte në zemrat tona
plot një det me lumturi.

Ka në jetë një mbrëmje
që gjithë yjet ty t’i fal
ka një çast që diellin ta dhuron
ka nëpër fjalor
fjalë zemre mijëra fjalë
vetëm se ka dhe ndonjë fjalë
që shpirtin ta lëndon.

Dy fjalë të thanë, diçka të thanë
befas fryu era
lulet në pemë pa çelur ranë
pa ardhur mirë pranvera
dy fjalë të thanë diçka të thanë
dhe lindi xhelozia
gjethet në pemë pa çelur ranë
dhe ngriu dashuria.

Shikomë në sy dhe më thuaj
ato fjalë që nga ti pres
kam kaq kohë larg të kam
pranë të dua të të kem buzagaz.

Dy fjalë të thanë, diçka të thanë
befas fryu era
lulet në pemë pa çelur ranë
pa ardhur mirë pranvera.

Ka në jetë një mbrëmje
që gjithë yjet ty t’i fal
ka një çast që diellin ta dhuron
ka nëpër fjalorë, fjalë zemre
mijëra fjalë
vetëm se ka dhe ndonjë fjalë
që shpirtin ta lëndon.

E përgatiti: K. B. -ObserverKult

————————

Nga po kjo këngëtare:

Irma Libohova: Gjer në shekuj të dashuroj (teksti dhe kënga)