Edhe pas 40 vjet karrierë në muzikë, Irma Libohova vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me krijimet e saja artistike. Me zërin e vlerësuar dhe me stilin e saj unik, Irma Libohova mbetet ikonë mes një brezi artistësh që i dhanë shumë skenës së muzikës shqiptare ndër vite.
Me dekada karrierë muzikore, Irma Libohova ka një repertor shumë të pasur të këngëve, ku nuk mungojnë pjesëmarrjet dhe çmimet në festivale të ndryshme.
Që nga edicioni i 17-të i Festivalit të RTSH-ës, Irma Libohova çdo vit ka marrë pjesë në këtë festival, deri në edicionin e 40-të të tij.
Në vazhdim ju sjellim tekstin e këngës “Kënga e nënës”:
Kur isha fëmije në klasn’ e parë
U ula ngadalë në abetare
E ç’ngyra u hapën në fletë
Si lëndina
Ja e para fjalë erdhi nëna
Nëna ime thashë aty brenda
Imja gjersa ish aq e bukur,
Nënëz-o
Ngyrat përreth saj hidhnin valle
Ish si në shtëpi e n’abetare
Ish në shpirtin tim kaq e madhe, nënëz-o
Nënë, zëri yt kënga jote
Ku s’na ndoqi pas nëpër botë
Rriti o djem-o ju do bota
Dhe të bukur edhe luftëtare
Vajza tona kush i ka vallë
Shqipërisë i rrinë si gjerdane
Nënat tona gaz i pa prerë
Këngë e tyre s’ndalet asnjëhere
U rritëm ngadalë si llastarë
Me puthjen e nënës në ballë
Në rrudhat e tyre ne bëmë shtigjet tona
Ecëm ne në jetë edhe u zbardhëm
për atë fëmijë, neve mbetëm
por veç fjala nënë nuk njeh moshë
Asnjëherë
Nënat e Shqipërisë kudo jeni
ç’kishit me të shtrenjtë na dhuruat
ju shpërblim nga ne kurrë s’kërkuat
Nënëz-o
Nënë, zëri yt kënga jote
Ku s’na ndoqi pas nëpër botë
Rriti o djem-o ju do bota
Dhe të bukur edhe luftëtare
Vajza tona kush i ka vallë
Shqiperisë i rrinë si gjerdane
Nënat tona gaz i pa prerë
Këngë e tyre s’ndalet asnjëhere.
Këngë e tyre s’ndalet asnjëherë
Nëpër boteë
kjo është nënëz-o kënga jote
S’ndalet asnjëherë nëpër bote
Kjo është nënëz-o kënga jote.
Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU
Përgatiti V. K.- ObserverKult
——————
Lexo edhe:
KULLA E SHEKULLIT XVIII NË DEÇAN ËSHTË SHNDËRRUAR NË MUZE ETNOLOGJIK