Shkrimtari britanik, Kazui Ishiguro, ka njoftuar se do ta publikojë romanin e tij “Klara dhe dielli”.
Ky libër është i pari i Ishiguros që kur u bë lauerat i Çmimit Nobel për Letërsi më 2017, dhe flet për një qenie artificiale, të quajtur Klara, e cila dëshiron që ta gjejë një pronar njeri.
Autori i librave si “Të mbeturat e ditës” dhe “Kurrë mos më lë që të shkoj” ka njoftuar se ky libër do të publikohet më 21 mars të vitit të ardhshëm, transmeton ‘klan kosova’.
Drejtori redaktorial i botuesit të tij, Faber, ka thënë se si krejt shkrimet e Ishiguros, edhe ky shkrim arrin që të jetë ngazëllyes dhe konsistent me tërë korpusin e tij krijues.