Ismail Kadare: Fëminia

O ju korba, atë natë Syt'e zez përse m'i latë? Drejtë atdheut, n'errsirë, Ika detit Por të lidhur me zinxhirë Prap e gjeta.

Fëminia ime gishtat lyer me mellan
Në mëngjes kambanat
Myezini në muzg
Koleksione paqetash e pullash të vjetra
Shkëmbimi i një “Ceyloni”
Me dy “Luksemburg”.

Kështu iku ajo,
Kohë e fëminisë,
Vrapoi duke ngritur pluhur e britma pas
Një top lecke.

Një top lecke,
Nga leckat e thinjura te Shqipërisë.

1958