Pellgu është tharë, poezi nga Ismail Kadare
Një ditë në fushë shëtisnim,
Dhe ja, te ky pellg mu në fund
Të qeshur të dy ne u pamë
Në ujët që era lëkund.
Tani erdha prap’ tek udha,
Bredh tutje me mallin në gji.
Por pellgu është tharë… siç duket,
Që veten mos shoh në vetmi.
ObserverKult
____
Lexo edhe: