Ismail Kadare: Rënia e dëborës

ismail kadare
Ismail Kadare

Ty ndoshta nuk të shkoi ndërmend
Se qielli rastësisht s’u mbyll
Se kjo dëborë që shtroi kudo
Në të vërtetë ra për ty.

U projektua çdo kristal
I saj në qiell të madh diku
Dhe nuk pushoi së rëni ajo
Gjersa i gjeti flokët e tu.

Që ti ta shkundje me një gjest
Shkujdesshëm krejt e gjithë gëzim
Një natë të tërë qielli punoi
me ernat në bashkëpunim.

Dhe në mëngjes i zbehtë ai,
I ftohtë hapej madhërisht,
ndërsa shëtisnim ne të dy
Nën altruizmin e tij të hirtë

ObserverKult

Lexo edhe:

SERGEI ESENIN: ERË, ERË E DËBORËS, MOJ ERË!