Ismail Kadare: Kosova
Sa herë kam kaluar mbi qiellin tënd, Kosovë,
Midis reve të tua të rënda, gjëmimeve të tua.
Ca pika shiu u rrokullisën nga dritarja e avionit, diç thanë.
(As ato s’mund t’i prek dot, janë përjashta.)
Një vetëtimë që kaloi përbri m’u duk se ma bëri me dorë.
E pra, ky është shiu yt, retë e tua, bubullimat e tua.
Ca sinjale të shpejta, xixëllima mendimi inkandeshente.
Kurse kurrizi i gjerë i tokës sate vrapon diku poshtë,
Duket e zhduket i zymtë midis zgavrave dhe humnerave të reve
Largohemi vazhdimisht. Tani ti mbete prapa.
Tani krahu i avionit në qindra copa të pret.
1966
ObserverKult
Lexo edhe:
“KUR KA RA KUSHTRIMI N’KOSOVË”, KËNGA E PROPOZUAR PËR HIMN NGA ISH-PRESIDENTI, IBRAHIM RUGOVA