Poezi nga Kadare
Telefoni po merr një sy gjumë para ardhjes sate.
Abazhurët varen të heshtur mbi pritjen.
Përbindëshat mbi qilimin e dhomës dremitin të qetë.
Ora kaloi.
Ti u vonove.
Drita e abazhurëve u bë e keqe.
Si i vrarë telefoni ka rënë përmbys e s’merr frymë.
Tani përbindëshat filluan të lëvizin,
Ja, po zgjohen me leshra të kërleshur mbi qylym.
Ti do vish patjetër të qetësosh gjithçka.
ObserverKult
Lexo edhe: