
(Përkufizime poetike)
1.
Në fillim nuk qe fjala, ishte Ajo.
Qëndroi pezull si pluhur drite mbi ujë.
Ra në tokë si urdhër i shkruar në aromë.
Çdo qenie rreth saj ndjeu tërheqje
që ende nuk kishte emër as fjalë.
Kur pa që u dridh bota rreth e rrotull
e kuptoi që ndodhi prania e saj.
2.
Dendësi pranie që nuk pyet në je gati
u bë dritë jete që nuk i bindet diellit.
Dridhje e ëmbël që përshkon eshtrat
pendim i bukur i strehuar në palcë.
Sarkofag i bukurisë që vdes çdo ditë
për të lindur më arrogante.
Dhe ajrin e bëri tronditje erëmuese.
3.
Më shumë se prekje, çarje në dëshirë,
formë që merr hyjnia kur do të ndiejë.
Mbretëreshë në pallat pa fron prej ari,
çdo tokë të lëkundur e bën shtrat të saj.
Rrezatim i formës së padurimit,
ndjeshmërinë e burrit
e kthen në ofshamë.
Prishtinë, 9 korrik 2025
ObserverKult
Lexo edhe:






