Isuf Myzyri: Kur pata nji lule t’bukur (teksti dhe kënga)

Teksti i këngës “Kur pata nji lule t’bukur” e kënduar nga Isuf Myzyri

Kur pata nji lule t’bukur
Thashë se do ta kem përherë
Iku fluturoi si flutur
Edhe s’mujta me i marr erë

Lulen n’dorë unë kur e pata
Kimetin nuk ia dita
Vaj sa shpejt o, na u ngrys nata
Unë këtë gja nuk e kam pritë

Lulja prej dorës ç’më doli
E prej gjumi u kam çu’.
M’la të shkretë o në mendime
Asnjiherë s’e kam harru

ObserverKult

——————–

Lexo edhe:

ORHAN PAMUK: DASHURIA ËSHTË DHIMBJE… DASHURIA ËSHTË LOT…