Izet Sarajliq: Elenë, bijë Elenë

Nën breshëri topash
dikush
nga fqinjët këndoi,
“Elenë, bijë Elenë”.

Dhimbje e kamotshme mbushi dhomën.

M’u kujtua
Se si në Strugë e kënduam deri  në ag,
M’u kujtua
Gjithë jeta jonë mbushur me këngë,
Dhe qava…

Përktheu: Salajdin Salihu

ObserverKult


Lexo edhe:

“LASGUSH PORADECIN E SOLLËN NGA SPITALI ‘TË VDEKUR’, POR PAS CA ORËSH U NGRIT NGA ARKIVOLI”