Ja çka thoshte Milan Kundera për Moxartin, Bahun…

milan kundera
Milan Kundera

Milan Kundera

Thirrja e së shkuarës nga Milan Kundera

Gjatë një konference për radion, në vitin 1931, Schönberg-u flet për mësuesit e tij: “in erster Linie Bach und Mozart; in zweiter Beethoven, Wagner, Brahms”, “në vend të parë të dytë Bethoveni, Wagneri, Brahmsi”. Më tej, në faza të ngjeshura, aforitike, përcakton atë çka ka mësuar nga të pesë kompozitorët.

Ndërkaq, midis referencës për Bahun dhe të tjerëve, ka një ndryshim shumë të madh: tek Moxarti, p.sh, ai çmon “artin e frazave të gjatësive të përbashkëta”, ose “artin e krijuar nga idetë dytësore”, medemek një aftësi krejtësisht vetjake, e cila nuk i përket veçse Moxartit. Tek Bahu zbulon ato parime, të cilat kishin qenë për të gjithë muzikën gjatë shekujve përpara Bahut: primo, “arti shpikjes së grupeve të notave të atilla që munden të shoqërohen vetë” dhe, secundo, “arti i krijimit të gjithçkaje, duke u nisur nga një nyje e vetme, “die Kunst, alles aus einem zu erzeugen”.

Përmes dy frazave, të cilat përmbledhin mësimin që Schönberg -u ka nxjerrë prej Bahut (dhe pasardhësve të tij), çdo revolucion dodekafonik mund të përcaktohet: krejt ndryshe nga muzika klasike dhe ajo romantike, të cilat kompozohen mbi alternimin e temave të ndryshme muzikore që pasojnë njëra-tjetrën, një fugë e Bahut, ashtu si akëcili komponim dedokafonik, qysh prej fillimit e gjer në fund, është zhvilluar duke u nisur nga një nyje e vetme, që është melodi dhe shoqërim njëherazi.

Njëzet e tre vite më vonë, kur Roland Manueli e pyeti Stravinskin: “Cilat janë sot përkushtimet tuaja të mëdha?”, ky iu përgjigj: “Guillame de Machaut, Heinrich Isaak, Dufy, Perotin dhe ëebern”. Është hera e parë që një kompozitor shpall fare sheshazi rëndësinë e madhe të muzikës së shekujve XII, XIV dhe XV dhe i qaet muzikës moderne (të Webern-it).

Disa vite më pas, Glenn Gouldi dha në Moskë një koncert për studentët e konservatorit; pasi kishte luajtur ëebern-in, Schönberg -un dhe Krenek-un iu drejtua dëgjuesve për një koment të vogël dhe tha: “Lëvdata më e bukur që mund të bëjë për këtë muzikë është të them se parimet që mund të gjenden në të, nuk janë të reja, se ekzistojnë së paku qysh prej pesëqind vjetësh”; mëtejshëm vazhdoi me tri fuga të Bahut. Ishte një provokacion i ftilluar mirë: realizmi socialist, doktrinë zyrtare asokohe në Rusi, e luftonte modernizimin në emër të muzikës tradicionale; Glen Gouldin ka mëtuar të tregojë që rrënjët e muzikës moderne (e ndaluar në Rusinë komuniste) shkojnë shumë më thellë se ato të muzikës zyrtare të realizmit socialist (që, në të vërtetë, nuk ishte veçse një ruajte artificiale e romantizmit muzikor).

Milan Kundera

* Shkëputur nga “Testamentet e tradhëtuara”, Milan Kundera, Pika pa Sipërfaqe, Tiranë 2011

Përgatiti: ObserverKult

——————————————

Lexo edhe:

MILAN KUNDERA: Ç’TË ZGJEDHIM? RËNDESËN APO LEHTËSINË?