Publikohen disa fotografi të rralla të kryeqytetit shqiptar, Tiranës, që i përkasin gjysmës së parë të shekullit të kaluar, nga viti 1900 deri në vitin 1943.
Nga “Hoteli turk”, siç është emërtuar në kartolinën përkatëse, një prej haneve diku në qendër, sheshi me lulishten në mes godinave të ministrive ku qëndron monumenti i Ismail Qemalit me shqiponjën gjigante me dy krerë, Rruga e Elbasanit te Pallati Mbretëror (‘Pallati i Brigadave’), godina e Bankës Kombëtare me rrugën para saj, që është duke u ndërtuar.
Po ashtu, në pamje shihen edhe godinat publike dhe qendra e Tiranës, me dyqanet luksoze me tenda, tregun fshatar, Xhaminë e Et’hem Beut, minaren dhe Kullën e Sahatit, automjetet luksoze të markave të fundit të parkuara në krah të xhamisë, etj, transmeton ‘memorie.al’
Më poshtë janë edhe dy harta me planin rregullues të kryeqytetit, për periudhën 1939 – 1943, nga arkitektët italianë.
Lexo edhe:
SI ISHTE SHKOLLA NË KOHËN E KOMUNIZMIT NË SHQIPËRI, FOTOGRAFI TË RRALLA
ObserverKult