
Nga Jack Kerouac
Ky leksion qe mësuar bukur moti në sistemet
tjera të botës, të cilët natyrshëm janë shndërruar
në leksione bosh dhe të zgjuara, dhe tash janë këtu
duke buzëqeshur në buzëqeshjen tonë dhe mrrolen në
mrroljen tonë. Kjo është sall si amshim i artë
që shtiret se po i buzëqesh dhe po i mrrolet
vetvetes; si një valëz në oqeanin e patrazuar të
dijes. Fati i njerëzimit është që të zhduket
në amshimin e artë, që të kthehet duke u derdhur në
duart e tij që nuk janë duar. Kërthiza do të
pranojë, do të kthejë përmbys, dhe do të marrë prapë atë
që ka dalë jashtë; unaza e mishit do të mbyllet; personalitetet
e heronjëve të vdekur qysh moti janë thashetheme boshe.
Përktheu: Fadil Bajraj
ObserverKult
Lexo edhe:






