Jack Kerouac: Unë jam biri i nënës sime

Poezi nga Jack Kerouac

Unë jam biri i nënës sime. Të gjitha identitetet
e tjera janë artificiale dhe të vona. Lakuriqe, bazike, të vërteta,
unë jam biri i nënës sime. Unë kam dalë nga mitra e saj
dhe u nisa në tokë. Toka më dha një
identitet tjetër, atë të emrit, të personalitetit,
të dukjes, karakterin dhe shpirtin. Toka
është gjyshja ime: unë jam nipi i dheut.
Mënyra se si i kreh flokët sot nuk ka asnjë lidhje
me veten time, që jam biri i nënës sime dhe
nipi i tokës. Më sollën në këtë tokë për të
provuar se jam biri i nënës sime, po ashtu jam
në këtë tokë, gjyshja ime, të jem zëdhënësi
i saj, në mënyrën time të zgjedhur dhe të natyrshme.
Toka zotëron qiranë time: ajo do të më kthen
në gjirin e vet, po ashtu edhe nënën time. Ne kemi
vërtetuar të vërtetën dhe dhe kuptimin e tokës, që është
thjesht jeta dhe vdekja.

“U zgjova në mes të natës
dhe u tmerrova kur kuptova se
nuk mbaja mend se kush isha. Nuk e dija
emrin tim as nuk e njihja pamjen time. Kur
dola para pasqyrës, nuk e njihja
imazhin tim. Kjo është arsyeja pse jam
biri i nënës sime dhe nipi i tokës,
dhe asgjë tjetër. Jam këtu për të
vërtetuar këtë fakt, dhe duke bërë një gjë të tillë, unë
jam edhe zëdhënës i tokës: kjo është
kështu sepse dua ta vërtetoj dy herë,
një herë për tokën, dhe prapë për vëllezërit
e mi ashtu që do të mund të jetojmë së bashku
në bukuri.”

Thuaj, loc, ti e di se kush jam
unë? Unë jam Jack Kerouac,
shkrimtari, i fuqishëm, i pashëm,
intelektuali Jack Kerouac.
Vini re se si i kreh flokët dhe shiko
rrobat e mia të bukura. Unë jam djali nga
Brazili. Unë e dua xhezin. Unë
e dua Karolinën e Veriut, unë
e dua socializmin. Unë jam egoist.
Unë jam i papërgjegjshëm,
unë jam i dobët, kam frikë. Unë jam
Jack Kerouac poeti,
detari, dijetari,
punëtori, gazetari,
dashnori, atleti,
fluturuesi, louellianasi? (Unë jam biri i nënës sime.)

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

JACK KEROUAC: PO TË THEM SE ËSHTË TETOR!