Jack Kerouac: “Zoti nuk e krijoi botën për kënaqësi”

Zoti nuk e krijoi botën për kënaqësi
Abraham Lincoln ishte i vetmuar
Zoti e bëri botën të dridhej,

Tash jam shtrirë në shtratin tim të hekurt
I dërrmuar, i thyer, i nxirë
Unë kisha një grua që më donte.

O zot, dreqi e marrtë, ferri dhe qytetet
Qielli është bërë i bardhë
Ka vaj në heroinën që përdorni në ditët e sotme

Hëna e sëmurë nuk do të tregojë,
Sytë e mi janë të vetmuar
Përbindëshat përpiqen të më përzënë nga dritarja.

Jam fillikat, fillikat, fillikat, o asht i thyer
Nga t’ia mbaj, ç’të bëj,
Nuk më ka pëlqyer jeta ime

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

JACK KEROUAC: BREZI IM, BOTA IME