Jacques Prévert: Jam ajo që jam

Jam ajo që jam
Kështu jam krijuar
Nëse kam dëshirë të qesh
Qeshë aq sas mekem
Dua atë që më do
S’është faji im
Nëse s’është përherë ai
Për të cilin luaj mendsh
Jam ajo që jam
Kështu jam krijuar
Ç’doni akoma
Ç’doni nga unë

Jam krijuar që të pëlqehem
S’ke ç’bën fare
Tepër të larta takat e mia
Tepër i harkuar beli im
Tepër të fortë gjijtë e mi
Tepër të lyer sytë
Dhe pastaj
Ç’ju duhet juve kjo
Unë kështu jam krijuar
Kush më do jam këtu

Ç’ju duhet juve
E kaluara ime vetiake
Sigurisht kam dashur dikë
Dhe dikush më ka dashur mua
Ashtu si të rinjtë që duhen

Dinë të duan me thjeshtësi
Të duan të dua…
S’ia vlen të më pyesni
Unë jam këtu për t’ju kënaqur
Dhe asgjë s’mund të më ndryshojë mua.

Përktheu: Faslli Haliti