Ju ftojmë të lexoni “Unë nuk njoh lumni” nga bardi i poezisë shiptare Esad Mekuli.
UNË NUK NJOH LUMNI
Unë nuk njoh lumni: shqetsimet në zemër m’lulzojnë.
Kam mbetë i vetëm-pa motër e pa vlla.
Jam fëmi i k’putun, n’horizonte t’ tymnosuna ra,
ku shkrepin rrëfetë dhe n’ humnerë t’ fërfllojnē.
Jam bir i mjerimit, i lanun rrug’ve n’rravgime,
shok lypsash, bredhsash e i njerëzve n’mjerim.
Jam nxitja e përhershme në t’ përhershmet rrëxime-
Shqetsim i përhershëm në t’ përhershmin pësim.
Jam dhimbj’e t’ vorfnit, pa bukë e n’ ujë mbetë,
lot nane që mbi tryezën e shprazët lëshohet…
Jam mall i skllavit, në ndjekje për jetë,
që nën mështeknën- n’ ajri naltësohet…
Jam vuejtja e t’ shkelunve, mbytun në zi,
kushtrim në ngulje, që copton çdo pengesë:
– n’ at uzdaj t’madhe, që çohet me fuqi
përmbi rrënime- unë jam nji grimë shpresë.
Jo, nuk njoh lumni: shqetsimet n’zemër m’ lulzojnë.
Kam mbetë i vetëm- pa motër e pa vlla.
Jam fëmi i k’putun, n’ horizonte t’ tymnueme ra,
ku shkrepin rrëfetë dhe n’ humnerë t’ fërfllojnë.
_________________________
BIOGRAFIA
Esad Mekuli lindi më 1916 në Plavë. Gjimnazin e kreu në Pejë më 1936. Studioi veterinarinë në Beograd, ku u diplomua në fillim të vitit 1947. Specializoi parazitologjinë në Zagreb më 1947 dhe 1948. U doktorua në Fakultetin e Veterinarisë të Beogradit me temën “Kontribut për njohjen e piroplazmozave të kafshëve shtëpiake në Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit”.
Si student Esad Mekuli i takoi lëvizjes përparimtare. Ishte një nga redaktorët e fletores “Beogradski student”. Mori pjesë në aksionet studentore e demonstrata dhe u burgos, më 1940. Pas kësaj punoi veterinar ushtarak në Pejë, ku e zuri okupacioni. Më 1942, për shkak të punës në lëvizjen nacionalçlirimtare, u burgos. Më vonë iu bashkua aradhave partizane dhe një kohë punoi si mjek, e mandej anëtar i Agjitpropit dhe Rrafshin e Dukagjinit dhe redaktor i gazetës ilegale Lirija – Sloboda.
Pas lufte u emërua kryeredaktor i fletores në gjuhën shqipe Rilindja, kurse nga viti 1947 deri më 1960 ishte shef i repartit parazitologjik të Institutit të Veterinarisë në Prishtinë. Nga viti 1949 ishte kryeredaktor i revistës së parë letrare Jeta e re, të cilën e drejtoi për gati një çerek shekulli, e më vonë edhe kryeredaktor i revistës shkencore-profesionale bujqësore Glasnik (Lajmëtari). Ishte kryeredaktor i revistës shkencore Biotehnika dhe kryeredaktor në Redaksinë e Enciklopedisë së Jugosllavisë në gjuhën shqipe.
Botoi njëmbëdhjetë punime shkencore-profesionale në revista jugosllave dhe të huaja, mandej dy libra dhe dy broshura nga shkenca e mjekësisë veterinare dhe rreth pesëdhjetë artikuj shkencorë-propagandistikë nëpër fletore e revista në gjuhën shqipe dhe serbokroate.
Me punën letrare filloi të merrej qysh në rininë e hershme, duke bashkëpunuar me revista të rinisë. Pas çlirimit botoi pesë përmbledhje poezish në gjuhën shqipe, gjashtë në gjuhën serbokroate dhe nga një në gjuhën maqedone dhe turke, dhe më se tetëdhjetë libra përkthimesh.
Esad Mekuli ka qenë kryetar i parë i Shoqatës së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe i ASHAK.
Për veprimtarinë në fushën kulturo-letrare mori, më 1950, Shpërblimin e Qeverisë të RP të Serbisë, mandej atë të Bashkësisë Kulturo-arsimore të KAKM dhe Shpërblimin e Nëntorit të Prishtinës. Për punën në fushën e përkthimeve iu dha Shpërblimi i Dhjetorit të KSA të Kosovës dhe Shpërblimi i SGB Rilindja; po ashtu u shpërblye me Diplomën e Nderit të Lidhjes së Shoqatave të Përkthyesve të Jugosllavisë për meritat në afirmimin e bashkëpunimit ndërrepublikan. Më 1971 mori Çmimin AVNOJ për letërsi dhe Çmimin e 13 Korrikut të Malit të Zi (1974).
Ishte anëtar i Këshillit të KSA dhe i Këshillit të Federatës.
Vdiq në Prishtinë më 1993.
Bibliografia
Libra të botuar nga Esad Mekuli:
Për ty, vjersha, Prishtinë 1955, 63, 67.
Dita e re, vjersha, Prishtinë 1966; Shkup 1977.
Avsha ada, vjersha, Prishtinë 1971, 75.
Vjersha, Prishtinë 1973.
Brigjet, vjersha, Prishtinë 1981, 85.
Rini e kuqe, vjersha, Prishtinë 1983.
Na putu, pesme, Bagdala, Krushevac, 1964.
Izmedju voleti i mrzeti, vjersha, Svjetlost, Sarajevë, 1970.
Glasovi vremena, vjersha, NOLIT, Beograd 1974; Gornji Milanovac 1980.
Avsha ada, vjersha, Jedinstvo, Prishtinë 1975.
Pjesme, Izbor i prevod Lj. Rusi, Shkup 1975.
Iki Kiyi (turqisht), vjersha, zgjedhja dhe përkthimi N. Zekerija, Prishtinë -Stamboll 1983.
Përkthime në gjuhë shqipe nga Esad Mekuli :
B. Qopiqi: Patrollxhija, poemë, botuar si libër, nuk është ruajtur, Prizren, 1944.
V. Majakovski: Lexo e gjezdis Kinë e Paris, poemë (me M. Krasniqin), Prishtinë 1948.
A. S. Pushkini: Përralla mbi gjelin e artë – me M. Krasniqin, Prishtinë 1949.
P. Voranci: Lulet e Shëngjergjit, tregime, Prishtinë 1951, 66.
I. A. Krillovi: Përralla, Prishtinë 1952.
Nga proza jugosllave – me shumë autorë, Prishtinë 1952.
P.P. Njegoshi: Kunora e maleve – me Z. Nekajem, Prishtinë 1952.
Xh. Londoni: I ikuri, roman, me T. Hatipin, Prishtinë 1955.
Shkëndijat e para, zgjedhje nga poezia dhe proza në shqip, me Z. Rexhën, M. Gjevorin dhe V. Shitën, Prishtinë 1956.
V. Filipovi?i: Oda e errët, dramë, premiera në Prishtinë 1956.
S. Jesenini: Ana Snegina, poemë, Prishtinë 1956.
V. Nazori e B. Qopiqi: Tregime nga lektyra shkollore – me T. Hatipin, Prishtinë 1957.
Q. Sijariqi: Bihorasit, roman, Prishtinë 1957.
Ushtari i mirë Shvejku, dramat, sipas romanit të Hashekut, premiera në Prishtinë 1957.
I. Andriqi: Oborri i mallkuar, me T. Hatipin, Prishtinë 1957, 75.
V. Majakovski: Tetori, vjersha, Prishtinë 1958.
S. Jesenini: Rruga ime, vjersha, Prishtinë 1958.
D. Kostiqi: Shpella e shurdhët, roman, Prishtinë 1958.
I. G. Kovaçiqi: Humnera, poemë – me R. Hoxhën, Prishtinë 1958, 78.
A. N. Ostrovski: Pylli, dramë, premiera në Prishtinë 1962.
I. Mauzhuraniqi: Vdekja e Smail-agë Çengiqit, Prishtinë 1963.
B. Nushiqi: Komedi të zgjedhura, me T. Hatipin, Prishtinë 1964.
B. Nushiqi: Tri njëkatëshe (Tri jedno?inke), Prishtinë 1964.
S. Jesenini: Vjersha e poema (Pesme i poeme), Prishtinë 1965.
S. Kulenoviqi: Nana Stojankë e Knezhopojës (Stojanka majka Knežopoljka), poemë, Prishtinë 1966.
Poetët e Bagdallës, Izbor, Prishtinë, 1966.
S. Jesenini: Agu i dritës, vjersha, Prishtinë 1966.
V. Bullatoviqi-VIB-i: Në detin e gjanë, satirë, Prishtinë 1966.
P. Bezruçi: Këngë shleziane, Prishtinë 1967.
J. St. Popoviqi: Skënderbeu, dramë (me T. Hatipin), Prishtinë 1967.
M. Selimoviqi: Dervishi dhe vdekja, roman, (me T. Hatipin), Prishtinë 1968.
D. Maksimoviq: Kërkoj falje, vjersha, Prishtinë 1968.
R. Zogoviq: Ardhësat. Këngët e Ali Binakut, poemë, Prishtinë 1968.
Që të jesh i lirë, Vietnam (me I. Kadarenë), Prishtinë 1969.
H. Tahmishçiqi: Të ballafaquar me botën, Antologjia lirike më e re e BeH (1919-69) (me S. Kostarin), Prishtinë 1969.
Sofokliu: Mbreti Edip, dramë, Prishtinë 1969.
V. Kërnjeviq: Tregimtarë të BeH, antologji, (Pripovjeda?i BiH, antologija) me S. Kostarin, Prishtinë 1971.
N. Omeragaj: Treni i fundit për në agim, vjersha, Shkup 1975.
S. Asanoviq: Vdekja e hijshme, tregime, 1975.
J. Kashtellan: Kënga e hapur, poemë për Kragujevcin, Prishtinë 1977.
Pishtarët e Tetorit – Poetët e botës për Tetorin dhe Leninin, vjersha, Prishtinë 1977.
Zjarri në breg. Poezi e huaj (me P. Markon), Prishtinë 1977.
M. Kërlezha: Poezi, Prishtinë 1978.
F.G. Lorka: Poezi (me P. Markon), Prishtinë.
P. Neruda: Poezi (me D. Pashku dhe E. Gjerqekun), Prishtinë 1978.
Gj. Skoti: Pa tokë, pa lot, vjersha nga italishtja (me T. Hatipin), Prishtinë 1979.
M. Dervishi: Bejrut, poemë, Fjala, Prishtinë 1982.
S. Kosovel: Integralet, vjersha, Jeta e re, 1982.
M.Martinoviqi: Pulëbardha e kuqe, përmbledhje me 10 vjersha, poema, Koha 5-6, Titograd 1984.
Përkthime në serbokroatishte:
Pesme gorke i ponosne, poezija Šiptara, FNRJ, NOLIT, Beograd 1962.
S. Hasani: Groždje je po?elo da zri, roman, NOLIT, Beograd 1963.
A. Shkreli: Beli karavan, roman, Prosveta, Beograd 1963.
B. Bokshi: U o?ekivanju, vjersha, Bagdala, Kruševac 1967.
J. Relja: Nita, Bagdala, Kruševac 1968.
A. Podrimja: Dozivi, vjersha, me M. Gashin, Bagdala, Kruševac 1968.
A. Gajtani: Svetlosti u srcu, vjersha, Bagdala, Kruševac 1968.
I. Kadare: General mrtve vojske, roman, Bagdala, Kruševac 1968, Bgd. 1977.
Sedam pesnika Kosova i Metohije, Panorama, Prishtinë-Beograd 1968.
Millosh Gjergj Nikola-Migjeni: Slobodni stihovi, vjersha, Jedinstvo, Prishtinë 1968.
F. Gunga: Do rta dobre nade, vjersha NOLIT, Beograd 1973.
Ti pesme naše pocetak, Tito u poeziji na albanskom, Prishtinë 1975.
R. Qosja: Živa sfinga, dramë, Jedinstvo, Prishtinë 1976.
R. Qosja: Smrt vrega iz o?iju, tregime, Narodna knjiga, Beograd 1976
A. Shkreli: Pesme-Vjersha, dvojezi?no, Narodna knjiga, Beograd 1976.
Albanske narodne balade, Izbor, Jedinstvo, Prishtinë 1976.
E. Gjerqeku: Tragovi, vjersha (me R. Ismajlin), Novi-Sad 1978.
Oci kamena, Panorama poezije Albanaca Jugoslavije, dvojezi?no izdanje, Titograd 1978.
A. Gajtani: Ti pesmo, ti ptico daleka, vjersha, Jedinstvo, Prishtinë 1979.
F. Hoxha: Kad prole?e kasni, Partizanski dnevnik, 4 jul, Beograd 1979.
Punime origjinale:
Shafrani – lajmëtar i pranverës, poezi në prozë, Rilindja, 1 e 2. I. 1985.
Dashunia ime dhe Lutje mëngjezore, Zëri i rinisë, 5, 1985.
Prijës dhe mësues i popujve tanë, prozë poetike, ZR, 10-4, 1985.
Liria – dritë që nuk shuhet, vargje, Rilindja, më 25.V.1985.
Mome narodu i Triptihom o Planini, iz savremene albanske poezije u Jugoslaviji (Izbor A. Vinca), Sarajevo 1985.
Përkthime të tjera:
Leka i Madh para Portës së Parajsës, legjendë çifute, Fjala, mars 1985.
Gomaricë e përvuajtur, përrallë çifute, Rilindja, 30 mars 1985.
Cjapi me sy njeriu, legjendë çifute, ZR nr. 15, 1985.
Gejcli kureshtar, kallëzim popullor çifut, Thumbi, nr. 147-48, 1985.
Ari dhe hekuri, nga letërsia gojore çifute, Thumbi, 145, 1985.
R. Zogoviq, Pesë vjersha (Ditare e Kolashinit, Nishit mbi Nishavë, Anti-Alesio, Rinia, Mos vdis para se të vdesësh), Koha (Titograd), nr. 3. 1985.
Lerka Shifer – Premec (RS Kroaci), Vjersha nga Kosova (Ulpiana, Graçanica natën, Në gërdhatë), Fjala 15. VIII. 1985.
I. Sarajliq (RS BeH), Po flas për Evropën, Rilindja, 2. XI. 1985.
A. Vuletiq (RS BeH), Dielli në mesnatë (Vetëm dy rrugë janë, Gurthemeli, Dielli në mesnatë, Bredhi i Vitit të Ri në sheshin e qytetit, Ankim Diellit, Shortarqëllues, Edhe unë vrisja, Toka, Mbretëresha e rrugëve), Jeta e re, 6, 1985.
Përgatiti: ObserverKult
Lexo edhe: