Poezi nga Jamarbër Marko
Përsëri këta trëndafilët
Dhe përsëri këta trëndafilët
Çuditërisht të mrekullueshëm e të papërfillshëm.
Si ditët dhe ngjarjet.
Si njerëzit e mëdhenj e si lypësat
Me krenarinë lavdinë e mërzitjen.
Përsëri këta trëndafilët e përsëri këta trëndafilët
Si gjithmonë përsërisin
Si njerëzit dhe lavditë
Atë çka shpreh
Ai që lyp gjithçkanë
Dhe ka gjithçkanë me vete, për pak kohë.
——————
Lexo edhe:
SI E PËRNDIQNIN PETRO MARKON, JA ÇFARË SHKRUANTE SIGURIMI I SHTETIT MË 1946
Shkrimtari Petro Marko është ndjekur në mënyrë të vazhdueshme, nga Sigurimi i Shtetit gjatë regjimit komunist, për shkak të qasjeve të tij jo miratuese ndaj mënyrës sesi po qeverisnin komunistët.
Që në ditët e para të pushtetit komunist ata e kishin nën shënjestër Petro Markon. Duke verifikuar lidhjet e tij me amerikanët dhe të tjerë që kishin kontakte me botën Perëndimore.
Madje, edhe një përpjekje të tij për të rigjeneruar prodhimin e qitros në zonën e Himarës, Sigurimi e konsideronte një veprimtari kundërshtare.
Më poshtë, sjellim një pjesë nga ajo që raportonin “sipër” agjentët e sigurimit mbi Petro Markon, e shkëputur nga gazetarja Luljeta Progni, në librin e saj “Media shqiptare, rrugëtimi i vështirë drejt lirisë”:
Çfarë shkruante Sigurimi në vitin 1946 për Petro Markon:
Me ardhjen e Fultzit dhe të Anton Stevens, ky vjen për një herë në kontakt me këta dhe sipas angazhimeve të marruna fillon nga aktiviteti si agjent i amerikanëve.
Si kryeradaktor i “Bashkimi”-t, amerikanët me anë të Petro Markos u informuan mbi aktivitetin që kishte treguar kjo fletore deri tani.
Petro i furnizonte vazhdimisht me informata të ndryshme, ka dhënë hollësira rreth personelit që punonte aty tue i cilësuar se kush ishin më të besuar dhe kush jo.
Marko dhënë biografira të personaliteteve të ndryshme. Në bazë të udhëzimeve të marruna nga Fultz-i Petro Marko desh ta bënte gazetën “Bashkimi”. Që konsiderohej mjet propagande për Amerikën dhe për këtë disa herë mundi të ketë përfundime të mirë për ta…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU