Jamarbër Marko: Në dhomën time te tavolina e vogël

Përsëri këta trëndafilët
Dhe përsëri këta trëndafilët
Çuditërisht të mrekullueshëm e të papërfillshëm.
Si ditët dhe ngjarjet.
Si njerëzit e mëdhenj e si lypësat
Me krenarinë lavdinë e mërzitjen.
Përsëri këta trëndafilët e përsëri këta trëndafilët
Si gjithmonë përsërisin
Si njerëzit dhe lavditë
Atë çka shpreh
Ai që lyp gjithçkanë
Dhe ka gjithçkanë me vete, për pak kohë.

LEXO EDHE: JAMARBËR MARKO: UNË DO TË KTHEHEM